SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ku foli në lidhje me pandeminë, tha se në vend ka mbërritur varianti i ri britanik i COVID-19.
“Kam shumë frikë, por është e rëndësishme që e zbuluam atë në kohë dhe mendojë që mund ta frenojmë atë”, tha Vuçiç, duke shtuar se varianti e ri të COVID-19 e ka sjellë një udhëtare nga Londra.
Presidenti tha se qëllimi është të vaksinohen 50 mijë njerëz në ditë, por gjithashtu shprehet i shqetësuar pasi sigurimi i vaksinave anti-COVID është shumë i vështirë.
“Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore. Po ndodhin gjëra të pabesueshme, të cilat pjesërisht i kishim parashikuar.”, tha Vuçiç
“Ne jemi në vendin e nëntë në botë, me numrin më të lartë të vaksinuarve për koronavirusin dhe në dy ose tre ditët e ardhshme, ne mund të jemi të gjashtët ose të shtatët. Kjo tregon se kemi pasur një politikë të mençur, dhe jo vetëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, ”shtoi presidenti.
Në Serbi, vaksinimi i qytetarëve me Pfizer ka nisur më 24 dhjetor dhe ishte vendi i parë në Ballkan.
Në Serbi, ka arritur vaksina Pfizer, Sputnik V dhe ajo kineze, me të cilat po vaksinohen qytetarët.
Numri total i infektimeve nga koronavirus ka shkuar 383,603, ndërkohë që numri i viktimave është 3,886 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.8%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 891
Lajme të tjera
-
Analiza/ Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje?
29 Nëntor, 08:18
-
NATO-ja dhe BE-ja zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor
28 Nëntor, 22:30
-
Më 1 dhjetor afati i fundit, rritet numri i serbëve në veri që marrin targat e Kosovës
28 Nëntor, 19:02
-
Borrell nga selia e NATO-s: Kosova dhe Serbia të rrisin vullnetin për marrëveshje mes tyre
28 Nëntor, 18:23
-
Një muaj pas takimit në Beograd, Komandanti i KFOR-it bisedë telefonike me komandantin e ushtrisë serbe
28 Nëntor, 12:57
-
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
27 Nëntor, 18:58
-
O'Brien: Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n
27 Nëntor, 15:46
-
Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë
27 Nëntor, 12:58
-
Vuçiç: Marrëdhëniet me SPS-in e Daçiçit, të ndërlikuara! S’mund të llogarisësh në besnikërinë e askujt
27 Nëntor, 08:42
-
Ish-politikan i Serbisë, Çanak: Serbët në Kosovë armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe
25 Nëntor, 17:34
-
Kurti: Draftin e Asosacionit ta publikojë Borrell! Unë jam i gatshëm të nënshkruaj ndërsa Vuçiç jo
25 Nëntor, 15:19
-
Rohde: Asociacioni është një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
24 Nëntor, 15:50
Ore,kijeni inat,po jepini hakun që meriton!Serbia e qeveria e saj janë shumë përpara Albanistanit, në të gjitha pikëpamjet...!
Përgjigjume kete deklarate provon per se pakti qe eshte i ngerthyer ne formimin dhe profesionin e tij bazik : PROPAGANDA .
Përgjigju