Varianti i ri britanik i COVID-19 ka mbërritur në Serbi, Vuçiç: Kam frikë, sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore

Aleksander Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ku foli në lidhje me pandeminë, tha se në vend ka mbërritur varianti i ri britanik i COVID-19.

“Kam shumë frikë, por është e rëndësishme që e zbuluam atë në kohë dhe mendojë që mund ta frenojmë atë”, tha Vuçiç, duke shtuar se varianti e ri të COVID-19 e ka sjellë një udhëtare nga Londra.

Presidenti tha se qëllimi është të vaksinohen 50 mijë njerëz në ditë, por gjithashtu shprehet i shqetësuar pasi sigurimi i vaksinave anti-COVID është shumë i vështirë.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të sigurosh vaksina se armë bërthamore. Po ndodhin gjëra të pabesueshme, të cilat pjesërisht i kishim parashikuar.”, tha Vuçiç

“Ne jemi në vendin e nëntë në botë,  me numrin më të lartë të vaksinuarve për koronavirusin dhe në dy ose tre ditët e ardhshme, ne mund të jemi të gjashtët ose të shtatët. Kjo tregon se kemi pasur një politikë të mençur, dhe jo vetëm në sistemin e kujdesit shëndetësor, ”shtoi presidenti.

Në Serbi, vaksinimi i qytetarëve me Pfizer ka nisur më 24 dhjetor dhe ishte vendi i parë në Ballkan.

Në Serbi, ka arritur vaksina Pfizer, Sputnik V dhe ajo kineze, me të cilat po vaksinohen qytetarët.

Numri total i infektimeve nga koronavirus ka shkuar 383,603, ndërkohë që numri i viktimave është 3,886 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord nëse Shqipëria përdor edhe vaksinat ruse e kineze përveç vaksinave perëndimore?

Komento

Komente

  • Justiniani: 24/01/2021 20:20

    Ore,kijeni inat,po jepini hakun që meriton!Serbia e qeveria e saj janë shumë përpara Albanistanit, në të gjitha pikëpamjet...!

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 24/01/2021 16:56

    me kete deklarate provon per se pakti qe eshte i ngerthyer ne formimin dhe profesionin e tij bazik : PROPAGANDA .

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Tregtoheshin ushqime të falsifikuara dhe të rrezikshme, sekuestrohen tonelata prodhime bulmeti dhe të tjera! Zbulohen magazinat që mbaheshin në Tiranë