Po, ato ekzistojnë - viruse korona me të cilët njerëzit jetojnë dhe i përballojnë mjaft mirë prej dekadash apo edhe shekujsh. Ata kanë emra si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme. Pas dy vitesh pandemie njerëzit pyesin se kur Sars-CoV2 do t'u bashkohet të afërmve të tij.
Lajmi i mirë është se falë variantit të ri Omikron, kjo mund të ndodhë së shpejti. Disa ekspertë vlerësojnë se kjo mund të ndodhë që në vitin 2022. Në këtë kontekst flitet për kalimin nga pandemi në endemi. Pasi shndërrohet në endemik virusi nuk përhapet më në valë agresive, por është vazhdimisht i pranishëm në një nivel më të ulët.
Lajmi i dytë, disi zhgënjyes është se virusi megjithatë do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë. Sipas virologut, Christian Drosten, varianti Omikron është disi më i dobët se Delta. Edhe rreziku i shtrimit në spital me variantin Omikron është 20 deri në 25 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Po ashtu edhe numri i qëndrimeve të pacientëve në spital që zgjasin një natë ose më shumë ka rënë me 40 deri në 45 për qind.
Lajmi i dytë, disi zhgënjyes është se virusi megjithatë do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë. Sipas virologut, Christian Drosten, varianti Omikron është disi më i dobët se Delta. Edhe rreziku i shtrimit në spital me variantin Omikron është 20 deri në 25 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Po ashtu edhe numri i qëndrimeve të pacientëve në spital që zgjasin një natë ose më shumë ka rënë me 40 deri në 45 për qind./ DW