TIRANE - Subjektet që ushtrojnë aktivitet të tregtimit të mjeteve deri në fund të jetës pranë rrugëve nacionale, kanë afat për zhvendosje në një distancë jo më pak se 1 km nga akset e rrugëve kombëtare, deri më 31 Janar 2016, bën me dije Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve. Kryeinspektori i ISHMP-së, Ergys Agasi ka qenë ditën djeshme, në krye të aksionit, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar me mjetet motorrike në fund të jetës. ISHMP po ushtron këtë kontroll verifikimi për gjithë subjektet në 12 qarqet e vendit,që kryejnë aktivitetet në tregtimin e pjesëve të këmbimit, mjetet motorrike në fund të jetës, të vendosura anash akseve nacionale në territorin e Republikës së Shqipërisë
Aksioni
Ky aksion ka filluar rreth 1 muaj më parë bazuar në VKM nr. 806 , datë 30 Shtator 2015 “Për miratimin e planit të masave kundër informalitetit të transportit rrugor” si propozim e Ministrisë së Transportit. Ministria e Mjedisit është një nga 5 ministritë të ngarkuar për zbatimin e këtij plani masash, sipas Pikës 8 të këtij plani masash për “Mjetet në fund të jetës”. Inspektoriati gjatë këtij muaji ka evidentuar me proçes – verbale inspektimi 212 subjekte në total të cilëve ju është bërë njoftim “për lirimin e hapësirave dhe marrjen e masave vullnetare nga ana e subjekteve”.
Nga 212 subjekte sot rezulton se 144 subjekte i kane larguar vullnetarisht automjetet ne fund te jetes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin. “Kërkoj nga inspektorët në rang vendi që të vazhdojnë kontrollin rigoroz dhe të gjithë subjekteve private që të kryejnë zhvendosjen në mënyrë vullnetare brenda afatit. Rrugët nacionale në Shqipëri nuk mund të ofrojnë pamje varreza makinash” – u shpreh për mediat Agasi. Do të vazhdojë kontrolli rigoroz nga ana e Inspektoriatit për shpërnguljen e cdo subjekti varreze makinash.
Varrezat
Sipas Ministrisë së Transporteve, procesi i grumbullimit dhe nxjerrjes së mjeteve jashtë qarkullimit është tërësisht jashtë çdo kontrolli, ndërkohë që 25% e makinave në territorin shqiptar rezultojnë të paregjistruara. Këto mjete figurojnë në bazën e sistemit të të dhënave, por nuk kryejnë kontrollet dhe as bëjnë pagesat e detyrueshme periodike. Kjo do të thotë se ose janë jashtë shërbimit, ose janë hedhur në varrezat e automjeteve, ose mund të kenë shkuar përsëri jashtë shtetit.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com