TIRANE- Dy vajzat e Leonorës i kanë qëndruar gjatë gjithë natës te koka. Ata kanë marrë pjesë në të gjitha ceremonitë private të fatkeqësisë dhe janë kujdesur që ta veshin të ëmën e tyre sa më bukur. Madje vajza e vogël, Albina, pasi e ka puthur në ballin e ftohtë nga plumbi i pistoletës, i ka dhënë edhe një premtim të ëmës Një nga të afërmit e familjes që ka marrë pjesë në këtë moment, na tregon edhe për premtimin e vajzës 15-vjeçare. "Pasi e bëmë gati dhe e futëm në arkivol, vajza e vogël vajti e puthi në ballë dhe i bëri edhe një premtim. I tha: Shko e qetë mami. Unë të premtoj se të gjitha ata këshilla që më ke dhënë ti do i ndjek",- na tregon e afërmja e 44-vjeçares, Leonora Kaloçi. Më tej ajo na tregon se vajzat ende janë si të hutuara nga ajo që u ka ndodhur dhe nuk i kuptojnë mirë përmasat e së keqes që u ka rënë mbi kokë. "Tani ata nuk e kuptojnë se çfarë u ka ndodhur, se shtëpia është plot, u kanë ardhur shokët e shoqet, por kur t'u ikin njerëzit...dhe kur ta shikojnë shtëpinë bosh, do ta kuptojnë me të vërtetë se çfarë e keqe e madhe u ka ndodhur", - na thotë më tej ajo.
UNAZA E MARTESES
Por rreth mesditës, ndërsa afrohej ora për përcjelljen e fundit, gratë e rrethit familjar të Leonorës ishin të shqetësuara. Donin t'i hiqnin së ndjerës unazën e martesës që ajo mbante në gisht, por e kishin të pamundur, pasi i ishin fryrë gishtat shumë. "Na e ka kërkuar Jana, vajza e madhe. Ka që në mëngjes që na e kërkon. Na tha: E dua unë unazën e mamit, do ta mbaj gjithmonë me vete si një kujtim të përjetshëm nga mami unazën e saj". Por ne nuk dimë se si t'ia heqim pasi gishtat i janë fryrë shumë", - na thonë të afërmet e Leonorës, të cilat më në fund kanë kërkuar ndihmën e atyre që merren me punime floriri, për t'i hequr unazën e besnikërisë së përjetshme, Leonorës nga gishti. Janës, vajzën e madhe të familjes Kaloçi, të cilët kanë ardhur nga Skrapari vetëm katër vite më parë, i qëndrojnë pranë shokët dhe shoqet e saj të klasës së XI/3 të gjimnazit "Çajupi". Ata nuk i ndahen për asnjë çast. I japin zemër, e ngushëllojnë, qajnë bashkë me të për humbjen e papritur, i fshijnë lotët dhe i ledhatojnë kokën. Por duket se asgjë nuk mund t'ia zëvendësojë 17-vjeçares mamanë, që dje e përcolli në banesën e fundit. Madje herë pas here ajo largohet dhe ndalon te kurorat me lule, mbi të cilat është shkruar "Me shumë dashuri nga vajzat". I puth, i rregullon dhe shpërthen sërish në të qara të papërmbajtura, por përpiqet të frenojë lotët sapo shikon motrën e vogël, Albinën.
PERCJELLJA E FUNDIT
Në momentin që arkivoli me trupin e pajetë të Leonorës del nga shtëpia e tyre e ngrohtë, për t'iu drejtuar në varrezat e Tufinës, vajza e madhe qëndron në hyrje të pallatit. E ndërsa trupi i pajetë i së ëmës i kalon para këmbëve, ajo nis e fërkon kraharorin që duket sikur po i del nga vendi, por nuk e jep veten. Nxiton të përqafojë të atin, i cili nuk e mban veten fare. E përqafon dhe i pëshpërit në vesh mes lotëve dhe sërish përqafojnë njëri-tjetrin duke i hapur rrugën makinës së funeralit që drejtohet drejt varrezave të Tufinës. ( ne foto viktima, Leonora Kaloçi)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com