Një bashkëshort i pikëlluar, që mendonte se e kishte varrosur gruan e tij pas një aksidenti me makinë që i mori jetën kësaj të fundit, u shokua kur e pa në një program të njohur televiziv. Abragh Mohamed varrosi bashkëshorten e tij dy vite më parë, pasi doktorët i thanë që ishte e pamundur të merte veten si pasojë e plagëve të mara.
Shokues ishte momenti kur gruaja e tij, emri i të cilës nuk bëhet me dije, telefonon në redaksinë e emisionit ku rilidhen personat që kanë humbur kontaktet. Ajo tha që kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj duke dhënë emrin e tij të plotë dhe adresën e mëparshme.
“Vejushi” nuk po e shihte programin në atë moment, por ishin miqtë ata që i transmetuan lajmin shokues. Në një deklaratë për shtypin spanjoll ai tha: “Nuk e dija që kisha varrosur një tjetër trup dhe se ime shoqe ishte ende gjallë.”
Tani lind pyetja, ku ka qenë gruaja dhe pse u kujtua pas dy vitesh për të kontaktuar me Mohamed? Një teori thotë se ka humbur kujtesën, por kjo mbetet ende e paqartë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com