/ATSH-AFP/ - Zyrtarë të lartë polakë u shprehën skeptikë për idenë krijimit të një ushtrie evropiane duke nënvizuar nevojën për të vazhduar riforcimin e Aleancës Atlantike, garanti më i mirë i sigurisë në Evropë.
"Kjo është një ide shumë e rrezikuar", deklaroi shefi i diplomacisë, Grzegorz Schetyna për stacionin privat, Radio Zet duke reaguar për propozimin e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
"Duhet tashmë të shtrojmë pyetjet, ku do merren paratë për financimin e një ushtrie të tillë, si do të funksionojnë njësitë luftarake, kush do ta sigurojë trajnimin e tyre?, pyet ai.
"NATO është garant për sigurinë në Evropë. NATO ekziston dhe duhet vazhduar riforcimi i NATO-s", nënvizoi ai.
Juncker e hodhi këtë ide në një intervistë për gazetën gjermane "Welt am Sonntag".
"Një ushtri e përbashkët me të gjithë evropianët do t'i bënte të qartë Rusisë se ne jemi serioz kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave të Bashkimit Evropian", theksoi ai.
Një forcë e përbashkët do të mundësonte gjithashtu racionalizimin e shpenzimeve ushtarake të 28 vendeve të BE-së dhe do të favorizonte integrimin e tyre ushtarak.
"Kjo është një ide e mirë, por nuk ka mundësi të zbatohet praktikisht. Kjo është një ëndërr", deklaroi këshilltari i presidentit polak për sigurinë, gjenerali, Stanislaw Koziej.
"Sot ne kemi objektiva më konkretë: duhet të riforcojmë kapacitetet e NATO-s në lindje dhe të praktikojmë vendimet e Newport", deklaroi ai për televizionin privat "Polsat".
/Shqiptarja.com