/ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis theksoi sot se akuzat e ndërsjellta të shkëmbyera mes Gjermanisë dhe Greqisë janë në interes të armiqve të Evropës duke kërkuar, në një artikull të publikuar nga e përditshmha "Handelsblatt", një përmirësim të marrëdhënieve dy palëshe.
"Vetëm armiqtë e Evropës përfitojnë nga ky shkëmbim akuzash të ndërsjellta mes Berlinit dhe Athinës, që janë shtuar me ardhjen në pushtet të qeverisë greke të së majtës radikale, shkruan ministri, duke përmendur një armiqësi të hapur mes grekëve dhe gjermanëve.
"Kjo duhet të ndërpritet. Dhe vetëm atëherë, Greqia, me mbështetjen e partnerëve të saj evropianë, që kanë gjithashtu interes për rimëkëmbëjen e saj ekonomike, mund të përqendrohet në zbatimin e reformave efikase dhe një strategjie politike për gjenerimin e rritjes ekonomike", shtoi ministri, zërat për dorëheqjen e të cilit u përgënjeshtruan të premten nga qeveria.
Athina është në vazhdën e diskutimeve me kreditorët për marrjen e një kësti tjetër nga ndihma financiare, për të cilën ka nevojë urgjente për të shmangur boshatisjen e arkave. Por, para kësaj, partnerët evropianë duhet të pranojnë një listë të detajuar reformash që do të propozohen zyrtarisht nga qeveria greke.
Më 20 mars, disa ditë para vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras tek kancelarja gjermane, Angela Merkel, Janis Varufaqis kishte bërë, në blogun e tij, thirrje për qetësim të marrëdhënieve mes Berlinit, mbështetës i politikës shtrënguese buxhetore, dhe Athinës.
/Shqiptarja.com