Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në Facebook, shkruan se Xhisiela Maloku rrezik të futet edhe në burg për dëshmi të rreme. Sipas Vasilit, ky është efekti i “mafies qeveritare”. Vasili thotë se në bashkëpunim me qeverinë janë edhe mediet.

Postimi i plotë i Vasilit

Mafia e qeverise çon ne burg Xhisielen per deshmi te rreme,cfare krimi....

Te nderuar miq.
Ju paralajmerovatre dite me pare qe media e kazanit dhe kryeministri qe i quan te tilla e kishin bere paktin per te shantazhuar viktimen Xhisiela.
Per fat te keq te secilit ne kete vend keshtu ndodhi dhe 
Mafia e qeverise vuri ne levizje mediat sic i quan ajo te kazanit dhe i shnderroi ne bashkeautore te turpit te radhes.
Mafia qeveritare kercenoi per vdekje Xhisielen viktimen duke e detyruar te thote se ka dhene deshmi te rreme.
Ky pohim e con vajzen e shkrete ne burg ndersa dhunuesin ne liri.
Kryeministri i moralit te ri Xhisielen e con ne burg edhe oficerin e kercenon qe do ta fuse gjalle a vdekur ne burg vetem e vetem qe dhunuesi te dale nga burgu.
Motua e kryeministrit eshte nje dhe vetem nje:
"rrofte dhunuesi poshte viktima".

Rasti Xhisiela Malokut ka trazuar këtë javë politikën në Shqipëri. Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë-Krujës, ndërkohë që vetë vajza Xhisiela Maloku, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Maloku, u shpreh se kërkonte drejtësi por të mos përdorej politikisht në këtë ngjarje.