Vasili: Mogerini në ikje i bëri qokën e fundit Edi Ramës

Vasili: Mogerini në ikje i bëri qokën e fundit Edi Ramës

Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI ka reaguar pas konferencës së përbashkët të kryeministrit Edi Rama me shefen e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini e cila tha se Shqipëria është në rrugën e mbarë të realizimit të reformave.

Vasili tha se deklarata e Mogherinit është qoka e fundit që ajo i bën Edi Ramës.

"Mogerini ne ikje i ben qoken e fundit Edi Rames !!

Federica Mogerini ne ikje, flet per nje Shqiperi qe nuk ekziston.

Ajo habiti per keq shqiptaret duke dhene fakte imagjinare ne vend te te vertetave,qe ata i njohin mire.

Se pari:Eshte e vertete se 63 % e shqiptareve nuk e mbeshtesin reformen ne drejtesi dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se 80% e shqiptareve mbeshtesin ate.

Se dyti:Eshte e vertete,qe Shqiperia e ka marre rekomandimin per hapjen e negociatave qe ne vitin 2016 dhe dhe jo vjet kur thote Mogerini.Bile vjet Shqiperise ju shtuan edhe 7 kushte te tjera.

Se treti:Eshte e vertete qe reforma ne drejtesi eshte deshtim i plote,Shqiperia eshte pa drejtesi,pa gjykate kushtetuese dhe te larte,me veting me dy standarte dhe me nje KLGJ dhe KLP kur njerez pa integritet deri dhe bashkepuntore te sigurimit jane pjese e tyre dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se ajo eshte nje histori suksesi per tu marre shembull.

Se katerti:eshte e vertete se Krimi mbreteron dhe korrupsioni eshte thelluar me 8 shkalle sipas Transparence Intenational dhe nuk eshte aspak e vertete ajo thote Mogerini se korrupsioni eshte luftuar.

Se pesti: E vertete eshte qe qeveria dhe kryeministri kane dale nga sistemi dhe kane krijuar monizmin ne parlament dhe ne sistemin e drejtesise dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se qeveria ka permbushur detyrimet.

Se gjashti: Eshte e vertete qe media eshte kapur nga qeveria dhe liria e medias sipas Reportereve pa Kufi ka rene me 8 shkalle.

se shtati:Eshte e vertete qe Zgjedhjet e lira u shkaterruan nga krimi i organizuar dhe fajtoret nuk jane denuar,dosjet 339 dhe 184 jane bllokuar dhe kriminelet ne qeveri dhe jashte saj livadhisin si duan.

Pse Mogerini ju largohet te vertetave,perse i Mogerini i fsheh te vertetat,perse Mogerini nuk i evidenton keto te verteta?

Mogerini i habiti per keq sot shqiptaret.

Mogerini mbylli sot syte edhe perpara raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit.

Parimet e Europes se Bashkuar kane ne themel zgjedhjet e lira e te ndershme, transparencen,
demokracine funksionuese,shtetin e se drejtes,barazine perpara ligjit,luften pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit ku qeveria ka deshtuar ne te gjitha.

Me sa duket Mogerini ne ikje e siper i harroi rruges keto parime te medha te Europes qe aspirojne shqiptaret,por qe nuk ka aspak te beje me ate qe thote Mogerini ne alibine per qeverine e kapur te Edi Rames.

Gjynah.Mogerini qe nje kohe e humbur kot per shqiptaret", u shpreh Vasili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 08/05/2019 21:13

    ik ne rusi bashk me PD jeni tradhtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar