Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ishte sot në Topojë dhe Darzezë të Fierit ku ndoqi nga afër punimet për kanalin e hidrovorit.
Ky projekt i Qeverisë Shqiptare do të mbledhë ujërat e 9500 ha toke bujqësore.
“Këtu punonin 4 ekskavatorë të bordit të kullimit që pastronin këtë kanal nga barërat e egra nën ujore dhe sipërfaqësore. Është një kanal thelbësor për të gjithë zonën. Ky projekt luan një rol thelbësor për kullimin e kanaleve dhe derdhjen e tyre në bregdet në raste përmbytjesh duke minimizuar pasojat. Në këtë kanal po punojnë për herë të parë ekskavatorë të ardhur nga Kina të cilët po mundësojnë punë me intensitet të lartë”, tha Vasili.
Më herët në Topojë Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë e kësaj zone. Ajo komentoi çështjen e drejtësisë ku u shpreh se LSI është e pozicionuar qartë në krahun e interesit publik.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com