
Zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku sipas tij ky institucion ka për një puç me refuzimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet. Më pas Vasili shprehet se anëtarët e KQZ që morën këtë vendim vendosën që të shkojnë në burg bashkë me Edi Ramën.
"KQZ e krimit te organizuar konsumoi vepren e rende te puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit per zgjedhjet.
Anetaret e e rilindjes ne KQZ u vetengarkuan me pergjegjesi shume te rende penale nga e cila nuk i shpeton dot as Edi Rama dhe askerkush. Meqe kane zgjedhur te shkojne ne burg per Edi Ramen.Udhe te mbare." ka deklaruar Vasili.
Lajmi kryesor:
Pas mbledhje së KQZ, vijnë reagimet e para nga politika, PD e LSI: Puç institucional












