Vatra e infeksionit me COVID në QSUT, PD: Qeveria e la personelin mjekësor në mëshirë të fatit

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve sot në QSUT. Ai thotë se personeli mjekësor u la në mëshirë të fatit. "Deshtimi i pushtetit qe nuk mendon as per personelin mjekesor.

21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan. Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar.

13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre.

E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.

Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin' tha ai.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Turi: 27/05/2020 14:44

    Ju paskeni qene plerat e botes nuk paskeni as fe as burreri, njehere thoni hapi bizneset se ska raste njehere pae i hap o legena jemi nder vendet qe kane me pak raste dhe vdekshmeri nga virusi dhe ju akoma i bini fyellit si nuk keni turp xhanem o palaco

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zhvillohet filtri potencialisht i dobishëm për të kufizuar përhapjen e Covid