Vazhdojnë konfliktet në Jemen
viktima mes militantëve dhe civilëve

Vazhdojnë konfliktet në Jemen<br />viktima mes militantëve dhe civilëve
Konfliktet mes Lëvizjes Ensarullah (Husi) dhe milicëve të rezistencës popullore të lidhur me Lëvizjen Jugore në qytetin Aden të Jemenit kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme.
 
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së theksohet se konfliktet janë intensifikuar në Mualla një nga lagjet qendrore të rajonit. Theksohet gjithashtu se milicët e rezistencës popullore kanë luftuar gjatë gjithë natës për të mbrojtur rajonin Mualla.
 
Ndërsa në sulmin e ndërmarrë me tanke nga Husitë në rajonin Kreter ndaj vendbanimeve kanë humbur jetën mbi 20 persona civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë.
 
Ndërsa në anën tjetër sipas informacioneve nga burime të policisë dhe të dëshmitarëve, disa orë pas njoftimit se Husitë kishin marrë nën kontroll pallatin presidencial në rajonin el-Meashik në Aden, për shkak të sulmeve ajrore të ndërmarrë nga avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite forcat Husi kanë braktisur pallatin presidencial. Gjithashtu theksohet se gjatë sulmeve ajrore mes militantëve Husi ka patur edhe të vrarë.
 
Pas konflikteve të armatosura natën e mbrëmshme në rajonet Kreter dhe Hurmekser në jug të Adenit në Jemen mes Komiteteve Popullore mbështetës të Presidentit Abdurrabu Masur Hadi dhe Husive ishte njoftuar se militantët Husi kishin marrë në kontroll pallatin presidencial në rajonin Meashik.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës

QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës