1760613308_arlindmanxhukaedirama.jpg

Kryeministri Rama dhe zëdhënësi i LVV, Arlind Manxhuka

Vazhdon përplasja mes partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosja dhe kryeministrit Edi Rama. Pas replikës së këtij të fundit, vjen edhe përgjigja nga zëdhënësi i LVV, Arlind Manxhuka. Ky i fundit e pyet Ramën a e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale.

“Kryeministri Rama mund të përpiqet të nxirret me eskivazhe të padenja e përshtypje personale, ose mundet edhe të adresojë dhe përgjigjet shkurt e saktë në pikat kryesore që përmban deklarata e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Më konkretisht ai mund të tregojë:

1. Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyer ai themelimin e Gjykatës Speciale?

2. Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj?

3. Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë? Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO?

Të tjerat janë vetëm për konsum personal e madje as për konsum të brendshëm politik”, shkruan ai.

Postimi i Arlind Manxhukës


Lajmi kryesor:

Kurti sulm Ramës për protestën e UÇK në Tiranë: Erdhe me helikopter të bindje palët të votonin pro 'Speciales'! Kryeministri: Thaçin, do e doje përjetësisht në Hagë