Dy qendra votimi nuk pranuan shtyrjen e procesit në qarkun e Fierit, pasi kërkuan shkresë zyrtare për shtyrjen e votimit.
E ndërsa jashtë qendrës kishte ende njerëz që prisnin të votonin, komisionerët në orën 19:00 vendosën mbylljen e procesit.
Qendrat që mbyllën procesin në orën 19:00 janë 2994/1 dhe 2994.
“Ne kemi një urdhër 07:00-19:00 të qëndrojmë në detyrë. Duam shkresë zyrtare, urdhrin verbal nuk e njohim. Pergjegjesia eshte e KQZ dhe jo e jona’ u shpreh sekretari i komisionit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Mifol, ku kryetari i Komisionit nga PD, nuk pranoi shtyrjen e votimit duke kërkuar që të mbyllet qendra.
Ndërkohë që edhe në Kolonjë janë mbyllur dy QV, 4040 dhe 4023, ndërsa komisionerët deklarojnë se urdhri u ka shkuar me vonesë.
Kutitë nga këto dy QV në Kolonjë janë nisur drejt KZAZ.
KQZ vendosi shtyrjen e votimit deri në orën 20:00.
dy.b/shqiptarja.com