Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi vidhte dyqanet.
 
Pavarësisht se ka qenë më herët në burg, Adrian Shima do të rikthehet përsëri në qeli pasi është filmuar teksa vjedh disa paketa cigaresh në një dyqan në Kamëz.
 
Në këtë video të siguruar nga Report TV 27-vjeçari është filmuar gjatë momentit kur shitësja largohet dhe menjëherë ai kalon banakun dhe shkon merr disa paketa cigaresh.
 
Kur do të largohej ai është pikasur nga shitësja e cila ka tentuar ta ndalë por ai është larguar me shpejtësi nga dyqani.
 
Adrian Shima ka kryer edhe një sërë vjedhjesh të tjera. Sipas burimeve nga komisariati nr.5 27-vjeçari ka vjedhur më herët dy telefona të markës Samsung, një varëse floriri, ndërsa një qytetari tjetër i ka vjedhur 35 mijë lekë të reja në brendësi të makinës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com