E bukura Nicole Kidman, ka shkëlqyer mbrëmjen e së dielës në ceremoninë e ndarjes të çmimeve Oscar.

Por përveç paraqitjes së aktores e cila ishte si gjithmonë e kuruar dhe në formë, gjatë mbrëmjes diçka e pazakontë tëhoqi vëmendjen e publikut tek aktorja.

Duatrokitja e aktores gjatë momenteve kur shpallej ndonjë fitues nuk ishte normale. 
 
Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët kanë shkruar se përse Kidman duartroket në atë mënyrë?

Nicole Kidman ishte e nominuar si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin “Lion”, por çmimi shkoi për Viola Davis.

Kidman ka fituar Oscar si aktorja më e mirë në vitin 2003, për interpretimin në filmin “The Hours”.