TIRANE-Janë disa momente të rralla të ish-kryeministrit Fatos Nano që vijnë në kujtesë nga “Associated Press”.
AP kthehet pas në kohë dhe përcjell me një video të rrallë ditën kur ish-kryesocialisti la për disa orë qelinë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij. Ngjarja shënohet në 15 Dhjetor të vitit 1995, në Bëncë të Tepelenës, ndërsa vendi ishte nën drejtimin e Sali Berishës.
Fatos Nano u burgos në kohën kur president ishte Sali Berisha. Sipas të AP, Nano konsiderohej armiku dhe rivali i Berishës. Nano në vitin 1994 për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të pronës shtetërore.
Nano në atë kohë ishte burgosur dhe autoritetet e burgut i dhanë 17 orë lejë për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij.
“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes edhe hasmërit ulin armët”, tha Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.
“AP” komenton se në varrimin e nënës së Fatos Nano morën pjesë mbi 5.000 persona dhe se lideri historik i së majtës shqiptare u prit aso kohe si hero nga qytetarët e Tiranës.
Prestigjiozja shkruan se më shumë se 5 mijë njerëz moren pjesë në funeral për ta parë. Nano u bë lider i shqiptarëve për 4 muaj, por qeveria e tij zgjati shumë vetëm 4 muaj. Fatos Nano u burgos në kohën kur president ishte Sali Berisha. Sipas të përditshmes Nano konsiderohej armiku dhe rivali i Berishës. Nano dënohet deri në vitin 1994 për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të pronës shtetërore.
Në videon pa koment të AP, Nano duket me kostum e kollare, i rrethuar nga shumë njerëz.
Por nëse shihni videon me kujdes, në pamje dallohet Fatos Nano me kostum e kollare, i rrethuar nga shumë njerëz ku në sy bien Paulin Stërkaj e Kastriot Islami. Në atë kohë, Sterkaj ishte shefi i repartit special të policisë “Brisku”. Sot ai është deputet i PS, ndryshe nga Islami që është rreshtuar krah Berishës.
Të dy ne vitin 1995 mbronin Nanon nga turma me frikën se mos dikush e lëndonte. Shihni videon!
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO