Sheshi i ri “Skënderbej” do jetë gati para afateve të caktuara. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës po punon me kapacitet në mënyrë që brenda verës së ardhshme të gjithë shqiptarët të kenë sheshin e tyre.
Këtë fakt e bënë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka postuar sot edhe një video ku në 46 sekonda pasqyrohet puna që po bëhet në transformimin e sheshit “Skëndërbej”.
“Vetëm me këtë ritëm rikuperojmë kohën e humbur. Me 3 turne në Sheshin Skënderbej për të transformuar një rrethrrotullim makinash në një hapësirë të denjë për kombin, kulturën, sportin, natyrën e familjen”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai bënë të ditur se për pak ditë do të jetë gati edhe Unaza e Vogël.
/Shqiptarja.com

VIDEO