Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Eron Veliaj bën të ditur se këto pemë do të mbillen në Kopshtin Botanik, Liqenin Artificial ose në rrugët e tjera të kryeqytetit.
“Nisëm zhvendosjen e pemëve te sheshi Skenderbej me anë të një makinerie që kujdeset për të mos i dëmtuar. Pasi lëvizen, pemët mbillen sërish te Kopshti Botanik, te Liqeni Artificial ose në rrugët ku ka nevojë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Kjo është hera e parë që një bashki në Shqipëri aplikon këtë teknologji gjatë punimeve publike duke shpëtuar pemët e mbjella.