Prokuroria dhe policia deri me tani e kanë klasifikuar si ngjarje aksidentale ngjarjen ku mbeti i vdekur 13-vjeçari egjiptian, Jusuf Hussin, i cili ra nga ballkoni i katit të 9-të në pallatin ku banonte në Laprakë.
Këtë fakt e pohojnë burime jo zyrtare pranë këtyre organeve, të cilat shprehen se duke parë dinamikën e ngjarjes gjithçka të çon në përfundimin se djali ka rënë aksidentalisht.
Ndërkohë këtë qëndrim të policisë dhe prokurorisë e mbështesin e edhe të afërmit e viktimës që gjatë ditë së djeshme kanë pohuar se djali ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, pasi ka humbur ekuilibrin.
Gjatë momentit të aksidentit, 13-vjeçari ishte i vetëm në ballkon dhe familja e ka kuptuar me vonesë ngjarjen e rëndë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com