6-muaj pas vdekjes së 3-vjeçares Iza Dërrasa, në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit ku kurohej prej disa ditësh nga virozat, prindërit e vajzës kanë marrë në dorë Raportin e Mjekësisë Ligjore, të ardhur në Prokurori nga Insitituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Pasi janë njohur me konkluzionet që ka nxjerrë ky raport,ku thuhet se nuk mund të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes së 3-vjeçares për shkak se kësaj të fundit nuk i’u bë autopsia,prindërit të revoltuar janë kthyer sërish në dyert e Prokurorisë për të kërkuar riberjen e ekspertizës për zbardhen e shkaqeve të vdekjes së 3 vjeçares.
Sipas familjarëve,vajzës nuk ju bë autopsia për faj të mjekëve dhe autopsia nuk mund të pengojë zbardhjen e vdekjes, kur vajza vuante vetëm nga virozat dhe në spital nuk i është bërë asnjë antibiotik nga mjekët por është mbajtur vetëm me serum për një javë rresht.
“Kanë dhënë një konkluzion shumë të shkurtër. Nuk janë bazuar fare te kartela mjekësore e spitalit. Vajzës nuk i bënë autopsi, pasi vajza nuk ishte për autopsi pasi ishte me diagnozën virozë dhe doktoresha nuk ka pranuar që ti bënte antibiotikë dhe i ka lëshuar vajzës medikamente tjetër për tjetër.Kërkoj edhe një herë riekspertim të çështjes, sepse mjekët ligjorë më dhanë emra të tjerë dhe në dokumenta më erdhën emra të tjerë”, u shpreh nëna e vajzës, Anila Dërrasa.
Babai i vajzës, Xhevair Dërrasa pohon se nëse institucionet nuk reagojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së vajzës 3 vjeçe, atëherë ai do të marrë vetë hak ndaj mjekësve.
“Mua më ka mbetur që të vete vetë te ai spitali ku humba vajzën dhe të bej varrimin e tyre atje. Vajzën e pata shëndosh e mirë, jo të vdesi vajza për 10 min. Tani unë do marr masat e mia, s’ka më. S’kam besim më të shteti”, u shpreh babi i vajzës, Xhevair Dërrasa.
6 muaj më parë, 3 vjeçarja Iza Dërrasa u paraqit në urgjencën e pediatrisë së Beratit me simptoma virale. Ajo u shtrua në spital dhe pas një jave ndërrojë jetë.
Sipas mjekëve, shkak për vdekjen e saj u bë rëndimi i shëndetit për shkak të virozave, por edhe pas 6 muajve, as Mjekësia ligjore por edhe as Prokuroria nuk japin shkakun e vërtetë që solli pasojat fatale për vajzën 3 vjeçare.
Redaksia Online
E.S/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO