Vdekja e 3- vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja

Vdekja e 3- vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja

Brian Spahiu dhe Roland Xhaxho

Brian Spahiu - njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas operacionit në një klinikë private, mund të ishte fëmija i secilit nga ne - qëniet e rritura e të  përgjegjshme që vendosim për fatin e jetës së të miturve tanë.

Si gjyshi i tij, edhe ne, do ta çonim, me vendimin tonë, fëmijën te një mjek i njohur, sepse në një rast parakalues mund të kishim mbetur të kënaqur nga shërbimi i tij.

Në stadin ku shoqëria jonë gjendet, kjo është funksionale.

Por pasi e lëmë fëmjën në duart e mjekut dhe përpara fytyrës na mbyllet dera e sallës së operacionit, ne nuk ekzistojmë më. Përgjegjësinë e jetës së fëmijës sonë ja kemi kaluar mjekut.

Në rastin e Brianit 3- vjeçar mjeku e mbajti atë larg vendimmarrjes së prindërve për 9 orë, duke tejkaluar disa herë afatin "dy orë maksimumi" që u kishte premtuar.

Fëmija do të qendrote i vetëm dhe pa asnjë mundësi për të reaguar dhe lajmëruar shqetësimin, vuajtjet, dhimbjet, për 9 orë të gjata.

Askush nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht në sallën e operacionit dhe çfarë ishte gjëja që nuk po funksiononte dhe kërkonte një kohë të shumëfishuar.

Askush, veç pjesëtarëve të një biznesi privat familjar - mjekut anestezist dhe vajzës së tij kirurge - nuk e di se çfarë ndodhi, pse u përkeqësua gjendja e pacientit vocërrak, çfarë masash u morën dhe nëse u respektuan protokollet mjekësore që zbatohen në të tilla situata.

Paskësaj, Briani ju dorëzua prindërve gjysmë në koma. "Fëmija nuk i hapi sytë kurrë dhe sillej si i pajetë. Trupi përkundej si i pajetë. Dora rrëzohej si e pajetë. Doktori na tha se, pas, maksimumi,  30 minutash, narkoza do i dilte dhe do ishte mire" - përsërisin të afërmit.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i prindërve dhe të afërmve.

Ata janë ndier të shqetësuar edhe në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve ku mjeku anestezist i klinikës private e ngrinte zërin më tepër se mjekët e urgjencës, të cilët duhet të ishin zotër të vendit e të punës dhe ku ndonjëri, më i guximshmi, apo më i dhimbsuri, u pëshpëriste kujdesshëm në vesh se vocërraku po vuante pakujdesinë e një overdoze anestetiku.

Gjithsesi deri këtu të gjithë mbeten te dyshimet për mjekim të pakujdesshëm, ashtu si edhe akuza zyrtare e Prokurorisë së Tiranës.

Problemet, apo dyshimet, sidomos për familjarët, i shumëfishoi intervista televizive e mjekut anestezist. Sipas tyre, mjeku, shumicën e kohës, gënjeu.

1- Gënjeu kur tha se fëmijën, pas ndërhyrjes, e dorëzoi të shëndetshëm.

2-Gënjeu kur rrëfeu se fëmija, pasi doli nga narkoza, kërkoi të atin, apo të vëllanë e sapolindur.

3-Gënjeu kur tha se fëmija përqafoi me duart e veta të atin.

4- Gënjeu kur tha se ai vetë ju përgjigjej të gjitha thirrjeve në telefonin personal. E vërteta, sipas familjarëve, është se ai nuk u është përgjigjur telefonatave të tyre të realizuara menjëherë pas mbërritjes nga klinika në shtëpi, kur gjendja shëndetësore e fëmijës ishte përkeqësuar krejtësisht. Sipas tyre, mjeku anestezist do të bëhej i gjallë vetëm një ditë më pas, kur u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve.

4- Gënjeu kur fliste për komplikacione eventuale nga sëmundje të lindura të pacientit të vogël. Sipas familjarëve djali kishte shëndet të plotë. I vetmi problem - një anormalitet kardiak pas lindjes - ishte kuruar plotësisht pas një ndërhyrjeje në zemër në moshën 9- muajshe. I realizuar në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", operacioni kishte dalë me sukses të plotë dhe njomëzaku nuk kishte shfaqur askurrë probleme me zemrën. Po kështu, edhe pse vetëm 9 muajësh, anastezia, gjatë këtij operacioni, kishte shkuar perfekt.

5-Gënjeu kur tha se fëmijën nuk e futi menjëherë në operacion, pasi ishte me rrufë dhe priti disa ditë që kjo, apo një sëmundje e ngjashme, të largoheshin nga trupi i tij...

E në këtë pikë, familjarët e njomëzakut jetëhumbur, dhe jo vetëm, vijnë te disa pyetje krejt logjike: përse mjeku anestezist po gënjen? Çfarë kërkon të fshehë? 

Sigurisht që neglizhenca apo gabimi në profesion janë njerëzore. Ato janë të pranueshme, të njohura dhe të asimilueshme, qoftë nga drejtësia, qoftë nga opinioni. Por kur përpiqesh të shpëtosh, bashkë me vajzën dhe klinikën private, përmes gënjeshtrës së shumëfishtë, duke tentuar për ta pastruar veten nga gjithçka,  këtu nuk bëhet më fjalë për tu lehtësuar nga akuza për neglizhencë. Këtu situata rëndohet, pasi shkohet një fije afër vrasjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Një gjysh: 06/10/2023 19:24

    Ngushëllimet më të ndjera prindërve e gjyshërve të fëmijës.Por gazetar të tipit që njohin të gjitha fushat e jetës besoj se nuk ka.Por një thënie po e i japqë:këpucar ri te këpucët.Ligji dhe vetëm ligji e zgjidh këtë.

    Përgjigju
    • miri kola: 07/10/2023 15:05

      Ligji e zgjidh, por jo ne Shqiperi!

  • Luli: 06/10/2023 19:10

    Ka shume pikepytje ne trajtimin e femijes. Ne menyren e operimit, masen e anestezise, kohen e daljes nga klinika etj. Mjeket duhet te kalojne nen hetim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja