Dy ditë pasi 36 vjeçari Besnik Pudja nga Shkoza, u gjet i pajetë në fshatin Kollogjesh të Shëngjergjit, policia ka vënë në pranga dy persona për moskallëzim krimi. 

Në prangat e policisë kanë rënë Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë si dhe Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, ndërsa është bërë shpallja në kërkim i shtetasit, H. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se keta dyshohet të kenë qënë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë patur dijeni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë.

Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D., është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit "Cannabis Sattiva".

besnik pudja
Viktima Besnik Pudja

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com