ELBASAN- Edhe pse familjarët e 3-vjeçares në Elbasan nuk ngritën asnjë pretendim për neglizhencë të mjekëve, hetimet e policisë kanë vërtetuar të kundërtën. Gentian Alla, ditën kur vajza ka shkuar në spitalin rajonal e që më pas ndërroi jetë, ka qenë mjek dhe sipas uniformave blu nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore. Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Vajza me inicialet, A.I ndërroi jetë të hënën 17 janar, e ndërsa në spital kishte shkuar 2 para (15 janar), e që sipas babait të vajzës, mjeku i kishte thënë se 3-vjeçarja ishte me virozë dhe i kishte dhënë disa ilaçe.
'E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca vdiq.'- tha babi i vajzës një ditë më parë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes është ftohja e rëndë, referuar edhe deklaratës së bërë më herët në Report TV të shefes së Pediatrisë në spitalin e Elbasanit Irena Palloshi ku tha se dyshohet se kemi të bëjmë me Pneumonia bilaterale (Infeksion tek të dyja mushkëritë) dhe Insufiçence respiratore akute.
Mjeku Alla
B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.3%
-
Keq
59.3%
-
Nuk e di
14.5%
Vota total: 339
Lajme të tjera
-
I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje
25 Prill, 11:11
-
Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës
25 Prill, 11:07
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)
23 Prill, 20:16
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës
20 Prill, 15:44
-
Elbasan, po rregullonte dritat e qytetit, punëtori rrëzohet nga vinçi e vdes, hetohet drejtori i bashkisë, në kërkim përgjegjësi
20 Prill, 09:24
-
Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital
19 Prill, 16:51
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
Ne burg mafiozet me bluza te bardha
Përgjigju