Halit Dusha i arrestuari i tretë për ngjarjen ku mbeti i vdekur Besnik Pudja është lënë në burg këtë të hënë nga Gjykata e Tiranës. Dusha u prangos me dyshimin se ishte i përfshirë në krim dhe kishte dijeni për ngjarjen.
Por një raport i Shërbimit Informativ i depozituar në prokurori e lidh Dushën me kultivimin e kanabisit në Malësinë e Shëngjergjit dhe Hambarin ku u gjet i vrarë Pudja.
Vrasje apo vetëvrasje, prokuroria po heton ende për mënyrën sesi gjeti vdekjen Pudja, ndërsa rezulton se Dusha ishte postier në fshatin Shëngjergj dhe njëherazi merrej me kultivimin e narkotikëve.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com