Tragjedia e rëndë në ish-Kënetë të Durrësit ka vënë në lëvizje Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila tashmë po heton me imtësi nëse vdekja e dy të miturve erdhi si pasojë e neglizhencës së drejtpërdrejtë të uniformave blu.

Ndërkohë që banorët e ish-Kënetës deklarojnë të revoltuar se sinjalizimet e tyre për mjetet që fluturonin në rrugë u injoruan vazhdimisht, AMP po verifikon të gjithë denoncimet dhe reagimet zyrtare. Hetimi synon të zbulojë nëse pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga Nikoll Radaçi fshihet një zinxhir shkeljesh të detyrës që nis nga efektivi i patrullës e deri te drejtuesit më të lartë.

Si reagim i parë ndaj kësaj situate të rëndë, kryepolici Skënder Hita mori masën e pezullimit të të gjithë zinxhirit komandues të Policisë së Durrësit.


Lajmi kryesor:

Aksidentoi për vdekje 2 të miturit në Durrës, lihet në burg shoferi, braktiset nga familja! Pretendimet e 57-vjeçarit: Isha me 30km/h, kisha pirë një birrë në mëngjes