Pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria e Korçës ka ngritur akuzë për tre efektivët të komisiariatit të policisë, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoj, që ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit. Ekspertiza saktësoi se i riu nuk është dhunuar në ambientet e brendshme të policisë.
Por për organin e akuzës ka dyshime se të riut nuk i është dhënë ndihma e parë nga uniformat blu dhe për rrjedhojë ai humbi jetën pas komplikacioneve shëndetësore.
Mësohet se gjatë dy ditëve të qëndrimit në paraburgim Enea Ftoji ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambientet e Komisariatit. Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit.
I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, sipas ekspertizës mjeko-ligjore nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.
Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Anila Trimi, ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.
A ishte kap per grabitje me dhune ky. Ik or lerini policet rehat, pastaj thoni nuk vepron policia. Ketu duhet ligj si ne USA ...
PërgjigjuSakte Admin. Harruan keta ate qe e vrau ate gruan te fusha aviacionjt per nje varse. Eshte kapur dhe ne flagrance, cfare duhej te bente policia ti thoshte te lutem eja me neve? Perdorues heroine ishte.