Vdekja e foshnjes, PBDNJ: Pasojë
e politikave të dështuar të qeverisë

Vdekja e foshnjes, PBDNJ: Pasojë<br />e politikave të dështuar të qeverisë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar pas vdekjes së foshnjes 3 muajshe të komunitetit rom, në barakat në Shkozë.
 
Sipas PBDNJ-së kjo është pasojë e dështimit të strategjive të qeverisë, duke i bërë thirrje kësaj të fundit për reagim të menjëhershëm.
 
Deklarata e plotë e PBDNJ
Shpreh dhimbjen dhe indinjatën e thellë për humbjen e jetës së një tjetër foshnje të pafajshme nga komuniteti rom.
 
Kjo ndodh si pasojë e dështimit te strategjive fjalëmëdha por boshe të qeverisë dhe strukturave të saj përgjegjëse, të cilat nuk mund t’i garantojnë një foshnje të drejtën themelore të jetës.
 
I drejtohemi qeverise përsëri dhe përsëri për veprim të menjëhershëm, drastik dhe rezultativ sepse krahas pasojave të renda, deri në humbje jetësh të pafajshme, të politikave të veta të dështuara, rrezikon tu faturoje në mënyre krejtësisht të pamerituar shoqërisë dhe qytetarëve edhe mungesën e humanizmit bazik.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
                      

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet