Ish-deputeti i Partisë Demokratike, pedagogu e përkthyesi Gilman Bakalli u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 49-vjeçare, dhe shkak është bërë një sëmundje e rëndë.
 
 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për vdekjen e papritur të Gilman Bakallit.

“Ndarja e papritur nga jeta e Gilman Bakallit, në një moshë kaq të re ka prekur këdo që e njihte atë përmes auditorit, ekranit, apo në angazhimet e tij të shumta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe", është shprehur Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com