Vdekja e bashkëshortes së portierit të partizanit Alban Hoxha në maternitetin “Koço Glozheni” ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga mjekët e këtij materniteti.
 
Është ky rezultati i hetimeve të prokurorisë së Tiranës e cila këtë të enjte ka lexuar pretencën duke kërkuar përkatësisht nga 5 vite burg për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba ku si masë shtesë u kërkua dhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut.

Bashëshortja e gardianit të kuq solli në jetë fëmijën, Beko dhe më pas pësoi një hemoragji cerebrale, luftën me të cilën e humbi.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com