Gjykata e Tiranës liron dy mjekët e maternitetit “Koço Glozheni” Helidon Klosi e Dritan Deçka dhe i kërkon prokurorisë që hetimet ndaj tyre t’i ndjekë në gjendje të lirë me masën detyrim paraqitje.

Për afro 1 orë e 30 minuta prokuroria dhe avokatët janë përballur në seancë me prova e fakte ndërsa gjyqtari Altin Shkurti vendosi të mos lejojë kamerat duke zhvilluar një seancë me dyer të mbyllura.

Klosi e Deçka u vunë nën akuzë nga prokuroria për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me vdekjen e nënës 35 vjeçare Aida Cajka. 

Vetë mjekët e kanë mohuar akuzën para gjykatës duke deklaruar se kanë respektuar protokollin mjekësor duke e dërguar Aidën në Qendrën Spitalore Universitare pasi ajo nuk shfaqte asnjë simptomë në lidhje me barrën që mund të trajtohej prej tyre.

Ndërsa ky është momenti që dy mjekët Klosi e Deçka lënë Gjykatën e Tiranës dhe përcillen për në ambientet e policisë së Tiranës nën duartrokitjen e kolegëve të tyre që qëndruan prej nisjes së seancës pranë gjykatës.

Mjekët Helidon Klosi e Dritan Deçka u ndaluan dy netë më parë në kryeqytet pasi u kallëzuan nga policia në prokurori por tashmë ky urdhër ndalimi është shpallur i paligjshëm dhe mjekët mund t’i rikthehen detyrës së tyre ndërsa Report Tv ka mësuar se ndër argumentet e gjyqtarit Shkurti ka qenë dhe fakti se mjekët nuk paraqesin rrezik dhe janë persona me reputacion në shoqëri.

Prokuroria ka nisur një hetim për vdekjen e 35-vjeçares Cajka e cila fillimisht u paraqit në maternitet por nga aty u transferua në QSUT më pas në Sanatorium për tu rikthyer sërish në maternitet pas 5 orësh duke humbur jetën së bashku me fetusin që s’mundi të lindë.

mjeket ne gjykate
edi rama ne gramsh