Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Haxhi Selim Muçës për ndarjen e tij nga jeta.
 
Basha është shprehur se Selim Muça foli me punën e veprat e tij në shërbim të komunitetit dhe atdheut.
 
"Ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Selim Muca është një lajm i hidhur për të gjithë. Ngushëllimet e mija për bashkëshorten e tij Ziza, fëmijet Almën, Ermalin dhe Arjanin dhe të afërmi​t e miqtë e tij të panumërt.
 
Selim Muça foli me punën e me veprat e tij në shërbim të komunitetit dhe Atdheut dhe udhëhoqi besimtarët myslimanë vendosmërisht me vlerat e duhura.

Për komunitetin mysliman e mbarë shoqërinë kjo është një humbje e dhimbshme.

Por modeli i tij i përulësisë, i shërbimit ndaj njerëzve, i besimit të pastër, i dashurisë dhe mirësisë, është një vlerë e gjallë për të cilin ka shumë nevojë vendi ynë. U prehtë në paqen e Zotit!"
, është shprehur Lulzin Basha.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com