Vdekja e Laer Kurtit, reagon Stresi: Njiheshim prej 15 vitesh! S’durojmë më, do ju vijë fundi më i keq që keni parë ndonjëherë

Vdekja e Laer Kurtit, reagon Stresi: Njiheshim prej 15 vitesh! S’durojmë më, do ju vijë fundi më i keq që keni parë ndonjëherë

Djali i Sali Lushës, Arkimed Lusha ka reaguar pas vdekjes së 32-vjeçarit, Laer Kurti, i cili u shoqërua në polici ku dhe ndërroi jetë. Stresi ka treaguar se njihej prej 15 vitesh me Lear Kurtin dhe se e kishte shok shumë besnik të riun.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi shkruan se sa të jetë Ardu Veliu në polici, padrejtësia do të ekzistojë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se "së shpejti do të vij fundi më i keq që kanë parë ndonjëherë shqiptarët". 

'Ngushellimet e mia familjareve. Prej 15 viteve njiheshim, unë ne park fillova karrieren e muzikes me ju dhe e kisha per detyrim te them dy gjera te vogla vëllai im, te falenderoj per ato momente. Qe kemi kalu bashkë, ishe shok besnik dhe shumë rob zoti.

Padrejtesia do ekzistoje per shume kohe ne Shqipëri, pabesia, skllaverimi dhe shumë gjona të tjera noku … zoti na sprovon ne cdo lloj menyre mirepo dhimbjet jane te shumta, policët nuk janë te githhe njesoj ka dhe të mire por kjo qe te ndodhi ty eshtë e papranueshme sepse ja kane marrë doren me neve djemtë e rinj, por do vije dite qe sdo durojme me dhe do jetë fundi me i keq i tyre qe kanë pa naj here shqiptaret. 

Sa te jetë Ardi Veliu ne polici e kam thene prej vitesh dhe do e them qe ai njeri sduhet te vesh uniformen blu, po fajin e ka tjetër Kush!!! Te dy kemi pas dale ne protesta dikur, e mbaj mend shume mire dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jete nga padrejtesia. Larg qofsh prane zotit. Lamtumire t’fala vllezerve atje lart.'- shkruan Stresi.

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertizave. Në ekspertizën paraprake rezultoi se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i është gjetur një përmbajtje plastike disa cm. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Spahiu: 23/10/2022 08:34

    Nese eshte shoku yt, paska te drejte mjekesia ligjore. E Kisha me ca "dyshime" sidomos kur lexova nje "specialist antikrimi" dje,(zot Na ruaj sa Jane shtuar mashtruesit specialistè) por deklarimi yt konfirmon organet ligjore

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/10/2022 12:43

    Filluan drogaxhinjt e saliut te mbrojn njeri tjetrin

    Përgjigju
  • XXX: 22/10/2022 10:41

    1 e nga 1 do zhdukeni ju fara e keqe.

    Përgjigju
  • tema: 21/10/2022 17:32

    Ti te ha ka*** u quni kriminelit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia