Mjekët shqiptarë kërkojnë që pakujdesia e tyre gjatë ushtrimit të profesionit dhe pse shkakton pasoja apo dëme tek shëndeti i pacientit të mos trajtohet si vepër penale por të trajtohet nga kodi civil.
Report Tv ka siguruar një kërkesë drejtuesve të shoqatave mjekësore shqiptare drejtuar institucioneve përfshi këtu Presidentin Nishanin, Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Meta dhe Ministrave të drejtësisë e shëndetësisë.
Mjekët sqarojnë se kjo iniciativë për dekriminalizimin e nenit 96 të kodit penal merr shkas nga proceset e shumta gjyqësore në të cilën ndodhen mjekët dhe arrestimet e tyre.
Në këtë listë siç dhe shihni në faksimile rezultojnë se kanë firmosur një sërë mjekësh përfshi të gjitha repartet si prof Orion Glozheni, Artan Godo, Florian Toti, Anila Godo, Mihal Tase, Flamur Tartari, Hasan Hafizi, e shumë të tjerë.
Sipas mjekëve paçka se kodi aktual penal bën me përgjegjësi ata sipas nenit 69, asnjë masë nuk parashikohet si përgjegjësi penale për institucionet mjekësore ku mjeku ofron shërbimin denoncojnë mjekët në këtë peticion dërguar institucioneve.
Mjekët shkojnë dhe më tej ku arrestimet e shumta që kanë ndodhur për shkak të gabimeve të bëra në trajtimin e pacientëve ata i konsiderojnë një trajtim të paprecedentë të prokurorisë, pasi sipas tyre ata njësohen me kriminelët.
Nisur nga kjo situatë e krijuar së shumti 5 vitet e fundit mjekët shprehen se “nga ana jonë gjykohet i domosdoshëm rishikimi i legjislacionit penal në këtë fushë kaq sensitive për publikun dhe kaq të prekshme për mjekët.
Mjekët këmbëngulin në përgjegjësinë e institucioneve ku ata punojnë duke i bërë ata përgjegjës për mos pajisjen me kushtet e nevojshme.
Në fund mjekët mbyllin peticionin e tyre se nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh vijimi i punës nga mjekët, në një klimë terrori siç ata e quajnë është i pamundur dhe do të ndikojë në shëndetin e pacientëve.
Aktualisht për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm mjekët rrezikojnë një dënim me gjobë në rast dëmtimesh tek pacienti dhe deri në 5 vite burg kur atij i shkaktohet vdekja.
Referuar Gjykatës së Tiranës prej Janar 2016 në proces gjykimi janë 3 mjekë me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm mes tyre dhe mjekët e hetuar për vdekjen e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha.
Ndërsa për rastin më të fundit të vdekjes së nënës së re Aida Cakja së bashku me foshnjen që ajo priste të lindte në maternitetin “Koco Glozheni” dy mjekët Elidon Klosi dhe Dritan Decka u prangosën e më pas liruan për tu hetuar në gjendje të lirë.
Ja peticioni i mjekëve

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO