Kryeministri Rama shkroi një mesazh ngushëllimi për ish-Presidentin dhe kryeministrin Shimon Peres pas ndarjes  nga jeta në moshën 93-vjeçare.
 
Rama shkruan se u nda nga jeta njeriu i madh i Izraelit mik, Çmimi Nobël për Paqen, burrështetasi i shquar, Shimon Peres.
 
"Fati e desh që të bëheshim miq dhe kjo e bën edhe më të ndjeshëm për mua, trishtimin që ka sot, çdokush që do PAQEN apo përpiqet për PAQEN në këtë botë, prej të cilës u nda njeriu i madh i Izraelit mik, Çmimi Nobël për Paqen, burrështetasi i shquar, Shimon Peres" thotë kreu i qeverisë shqiptare në postimin e tij në Facebook.
 
Ish-presidenti vuante nga ishemia, ndërsa prej kohësh merrte trajtim të specializuar mjekësor. Peres ka qenë herë kryeministër, ndërkohë që mbajti postin e presidentit në vitet 2007-2014.
 


dy.b/shqiptarja.com