FUSHE KRUJË-Pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar një person, ndërsa administratori i firmës është shpallur në kërkim.
I arrestuari është Ardi Qyra 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar një vinç tek një pallat që po ndërtohej i ra kova me hekur nga lartësia duke goditur në kokë punëtorin e firmës Altin Citozi 27-vjeç, i cili humbi jetën në vend.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e administratorit të firmës së ndërtimit, E.D. 49 vjeç.
Punëtori ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kushteve të sigurimit teknik në punë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" parashikuar në nenin 289 të Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com