Dosja e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, i cili humbi jetën në një komisariat në Greqi, është rikthyer për hetim. Prokuroria e Athinës ka ndryshuar aktakuzën për 29-vjeçarin, nga vetëvrasje në krim.
Më herët policia dha versionin se saj zyrtar duke theksuar se ai u vetëhodh nga kati 2 i rajonit.
Ndërkohë, që familjarët pretenduan se Marnikollaj gjeti vdekjen nga dhuna e policisë, ndërsa pohuan se ai kishte shenja të dukshme në trup që e vërtetonin këtë gjë. Ka qënë vetë babai i 29 vjecarit, Nikoll Marnikollaj i cili është shprehur se djali i tij është vrarë nga autoritetet greke duke kërkuar drejtësi.
Por nga ana tjetër edhe ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë konfirmoi shenjat e dhunës në kufomën e Marnikollajt
29-vjeçari ishte i dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje por ndërkohë ishte në masë detyrim paraqitje. Mesditën e 3 gushtit ai është paraqitur në komisariat por në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vdekur, ndërsa familja e shqiptarit u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 gusht.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com