“Arrest me burg”, 45 ditë është kërkesa e prokurorisë së Tiranës për dy mjekët e maternitetit, Elidon Kristo dhe Dritan Deçka të vënë nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm.
Sipas hetimeve të prokurorisë, mjekët dyshohet se kanë gabuar në mjekimin e nënës 35-vjecare Aida Cajka, e cila teksa kish shkuar në gjendje të rëndë në maternitet, por gjeti vdekjen sëbashku me foshnjen e saj.

Për këtë ngjarje policia e Tiranës bëri kallëzim në prokurori ndërsa hetimet paraprake kanë ngritur dyshime të arsyeshme mbi shkeljen e protokollit mjekësor.
Nga hetimet rezulton se pacientja nuk është trajtuar në maternitet por është lëvizur teksa shfaqte dhimbje të forta në tre spitale të ndryshme QSUT, Sanatorium e sërish në maternitet.

Pritet që mjekët të dalin këtë të hënë para gjykatës për tu njohur me akuzën por në deklarimet e tyre ata kanë mbajtur qëndrimin se me pacientet Cajka kanë zbatuar me përpikmëri protokollin mjekësorë dhe skanë neglizhuar për asnjë cast shërbimin ndaj pacientes.

d.b/shqiptarja.com