Vdekja e të riut në Kavajë, Berisha: Nesër protestë në të gjitha komisariatet! Presidenti? Sot vendosim, Rama përballet me opozitën e vërtetë, Alibeaj ministër i tij

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjen e rëndë në komisariatin e Kavajës ku i dha fund jetës i riu Ilvi Meta, duke bërë thirrje për protestë ditën e nesërme në orën 20:00 pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë.

 Ndër të tjera denoncoi qelitë duke thënë se janë shndërruar si ato të sigurimit të shtetit dhe e cilëson "të shëmtuar" heshtjen e organeve shtetërore. Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të PD, Berisha tha se i ka bërë gati dokumentet dhe do të kandidojë. Për çështjen e presidentit, Berisha tha se sot merr vendim Këshilli Kombëtar që do të mblidhet në orën 18:00 ndërsa Alibeajn e cilësoi si "ministër të Ramës".

"E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore, një i ri që merret për shoqërim në qelitë e komisariatit, kjo supozon se hyn në vendin më të sigurtë për jetën e tij. I riu i shoqëruar mbi bazën e një vendimi gjykate nga ora 8 e darkës, gjendet i pajetë në qeli. Autopsia tregon se kishte një lak, shenjën e një laku rreth qafe cka flet për varje. Vetëvarje apo e vari xhelati, këtë nuk e di. Nuk mund të akuzoj dhe nuk mund të konfirmoj.

Sipas dëshmive të shokëve dhe miqve të tij, ishte djalë i hedhur, pa asnjë lloj shenje të problemit më të vogël psikologjik. Ai u arrestua me një provë absolutisht të paqendrueshme, gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku pinte kafe rregullisht. Jam për të denoncuar se qelitë janë shndërruar në biruca po kaq të zeza sa kishin qelitë e sigurimit të shtetit. Nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor 5 javor, të regjistrojë 2 vdekje 2 të rinjve në komisariatet e policisë. Edhe në kohën e hetuesive më të rrepta, mund të ketë ndodhur para viteve '60, mbrapa kishte torturë por jo aq sa të humbnin jetën. A e vari dikush me lidhësen e kapuçit, nuk përjashtohet! Por ajo që është kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja cnjerëzore dhe cinike e organeve shtetërore para këtyre akteve", tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Berisha protestë homazh për Ilvi Metën e vetëvrarë në Komisariat? Po për 4 të vrarët në Bulevard pse asnjë qiri apo pendim?

1651846189_1622127814Berisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke hedhur akuza të forta sot, paralajmëroi se do t’i propozojë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që nesër në orën 20:00 të zhvillohet në çdo komisariat të vendit një protestë homazh për të riun që humbi jetën në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Berisha tha se do të ndizen qirinj para komisariateve pasi sipas tij Ilvi Meta mund edhe të jetë vrarë. Si gjithmonë Berisha hedh akuza pa pasur asnjë provë.

Por në fakt Berisha ka një standard të dyfishtë, si gjithmonë, edhe në këtë qëndrim të tij. Kur ai ishte Kryeministër 4 ishin personat që humbën jetën para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011.

Ai jo vetëm që nuk denjoi të ndizte një qiri për çdo jetë të pafajshme të humbur në mënyrë tragjike por nuk la baltë pa hedhur mbi viktimat.

Madje ai çdo vit në mënyrë sistematike ka përsëritur se ai ishte shumë i vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe s’do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vrarë nga Garda.

“S’kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin”, ka thënë Berisha në vazhdimësi.

Ndaj propozimi i Berishës për të ndezur qirinj në nder të Ilvi Metës është thjesht një qëndrim prej një politikani ‘makiavelist’ që kërkon të përfitojë politikisht nga çdo situate e mundshme.

Ora 13:40
Berisha për rikthimet në PD: Topalli, Hajdari, Murrizi, Imami dhe Patozi e meritonin! Ishin opozitë e vërtetë

 

Jozefina Topallin, Myslim Murrizin, Rudina Hajdarin, Astrit Patozin dhe Arben Imamin, ish kryeministri Berisha i cilëson si figurat politike që meritonin vendin e tyre në PD, ndonëse kthimi ishte i vonuar.

"Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari meritonin plotësisht vendin. Në politikë nëse njeh gabimet. Je i detyruar tu japësh të drejtën atyre që nuk I pranuan ato në kohë. E njëjta gjë është me zonjën Jozefina Topalli, e cila bashkë me zotin Patozi e Arben Imami e të tjerë u asgjësuan në një pusi të shëmtuar politike u asgjësuan si politikanë në PD. E kam thënë atëherë dhe publikisht e them. Se me aktin që bëri Lulzim Basha atyre u dha të drejtën e zotit që të vepronin çdo akt politik, ti bëje të paqenë vetëm se të bënin hije ty. Kjo ishte e vërteta. Madje kthimi jo vetëm ishte i vonuar por dhe i merituar. Për kohë sa ishin ata qëndruan në opozitë të vërtetë me PD-në", tha Berisha.

Ora 13:34
I vetëm në garë për kreun e PD? Berisha: Do jem lider i zgjedhur me referendum

 

Sali Berisha i pyetur lidhur me mundësinë e garimit për kryetarin e PD “i vetëm”, tha se nëse një gjë e tillë ndodh, kjo çështje do të zgjidhet me referendum më 22 maji.

“Do të jem një lider referendar. Nuk jam Edi Rama të shpik rivalë. Nëse zgjidhem me referendum, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre referendar.”, tha ai.

Ora 13:33
Negociatat për Presidentin, Berisha: Sot merr vendim Këshilli Kombëtar! Rama do përballet me opozitën e vërtetë, Alibeaj ministër i Ramës

 

Në komunikimin me gazetarët Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e Presidentit dhe deklaratat e Alibeajt.

“Këshilli Kombëtar do të zgjidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj këtij procesi dhe për të marrë qëndrimin politik. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Është e kotë të komentojë për emrin që shqiptove ti në një kohë kur ai s’përbën asgjë tjetër veçse sillet si ministër i Edi Ramës”, tha Berisha.

Ora 13:28
Berisha: Do të kandidoj për kryetar të PD, i kam plotësuar dokumentet

 

Sali Berisha ka bërë me dije se i ka bërë gati dokumentet për të kandidaur për kryetar të Partisë Demokratike.

"Njeriu ka shpallur publikisht që do të kandidojë dhe bëhen emisione të kandidojë apo jo. A nuk është një fushatë e mirëfilltë kundër? E pashoqe kjo! Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentat, do ti dorëzoj dhe do tu drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre.

Nuk mund të pajtohem kurrë me këtë situatën në të cilët shqiptarët janë shndërruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion. Kësaj situate do t'i jap fund një minutë e më parë. Më 22 maj, nëse zgjidhem me referendum të demokratëve, nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem verdiktit tuaj", tha Berisha.

Ora 13:19
‘Stop vrasjeve në Komisariate’, Berisha thirrje për protestë pas rastit të Ilvi Metës

 

“Stop vrasjeve në komisariate”, kjo ishte thirrja që bëri Sali Berisha përmes fjalës së tij nga selia blu, nga ku ftojë çdo njeri të marrë pjesë në një protestë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00.

"Drejtori i Përgjithshëm i policisë heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë! Kjo është edhe më kriminale, heshti ku në një koë të shkurtër dy të rijnë u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë, ku duhet të ishin më të sigurt se kudo tjetër. Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzore të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Cucin, drejtorit të përgjithshëm të policisë, Nano, kërkojë dorëheqjen e Çuçin. Do ti propozojë sot Rithemelimit nesër ora 8 pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj, një protestë të heshtur, “stop vrasjeve në komisariate”. I bëjë thirrje komisionit të drejtave të njeriut, komitetet anti-tortur.", tha Rama. 

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2022 00:53

    Me <<referendum>> zgjidheshin dhe kandidatet e PPSH dikur,te vetem kunder askujt.Ju kujtohet kur opozita i quajti zgjedhje moniste, zgjedhjet qe i bojkotoi vete,sepse nuk morri pjese megjithese kishte plot parti te tjera opozitare? Tani i bie qe dhe zgjedhjet per kryetar te PD te jene moniste,pasi anetaret nuk do te kene alternative tjeter vec Berishes!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 06/05/2022 17:17

    Do protestoj se ky eshte engjell,te tjeret pas tij jan kriminela ,po vrasin perdit!!!!!!!!!!!!!!!! Eh ky absurditeti shqiptar eshte I pafund. Ku ka kriminel me te regjur qysh nga koha e skenderbeut. E tani qe ka 10 vjet qe ka ren nga fiku,I paska ren mendja te protestoj ky qen bir qeni. Ska faj se kur ska drejtesi mir e ka.bertet hajduti kapeni hajdutin.

    Përgjigju
  • Bujari: 06/05/2022 17:14

    Po ik mo vemje se ti je fatkejsia e ati vendi i harove burgjet e tua qe asnje pike uje ste jepnin te hante miu mor kriminel po ku je o spak o amerik po nzirjani ne sheshe te gjitha populli i di te gjitha arestoeni kete me gjithe ata deputet qe i vene nga mbrapa se qe te gjithe me krimin rine ti ferifikojne te gjithe pse sflasin prekuroret po vetem te meren me fukarenjt turp per jy televizjone qe e merni ne intervist apo i haruat cfare u bente

    Përgjigju
  • Greta: 06/05/2022 16:58

    Duhen protesta ne gjith vendin qe ky kriminel te arrestohet...ky esht kanceri i vendit,nje kufome qe kerkon vetem vdekje e shkaterrim...per sa kohe ky mut do jet i lire Shqiperia vetem shkaterrim do ket

    Përgjigju
  • Populli: 06/05/2022 16:42

    Pse perdor te vdekurit per kauzen tende mor bastard..

    Përgjigju
  • Endri: 06/05/2022 16:15

    Vazhdo perpelitu o kerme. SPAK-u po ben nxemjen mesa duket se perndryshe ti duhet te ishe pas hekurave me gjithe sorollopin

    Përgjigju
  • kastriot: 06/05/2022 15:04

    ike ore pacavure mendjen te destabilizoshe vendin e ke kopuk

    Përgjigju
  • Bratko: 06/05/2022 14:34

    Po ik or moster e kombit. Ti je me te vertete fatkeqsia e ketij populli. Ne burg e ke vendin ti e familja jote .. Krijese e shpifur

    Përgjigju
  • Delinquenti: 06/05/2022 14:16

    Shumë mirë do te bësh për protestën se një shkundje duhet,por jo shumë larg se janar 2011 me urdhërat e këtij merhumi u ekzekutuan 4 protestues te pa fajshëm dhe po me urdhër të këtij nuk la të arrestohet asnjë,SOT NA DEL DHE PROTESTO PER TË VDEKURIT NEPER KOMISARIATE QE E FUNDIT ESHTE NJE VETEVRASJE DERI SA TE VERTETOHET. Këtij i mungon jo një tjegull POR GJITH ÇATIA ...........

    Përgjigju
  • Turi: 06/05/2022 13:41

    Ti je fatkeqesia e ketij vendo. Ish-Komunisti i fundit ne pushtet. Te perdoresh vdekjen e nje te riu per qellime politike, eshte mizore. Por nga ty nuk pret gje tjeter vetem dhune e fatkeqesi.

    Përgjigju
  • Mala: 06/05/2022 13:31

    Fatkeqesia me e madhe ne historine politike e shteterore eshte ky njeri!

    Përgjigju
    • Like: 06/05/2022 14:41

      Ky ka nje te mire se kur te vret te zhduk pa lene gjurme, personi faqezi i vellavrajses se popullit shqiptar.Mjer kush nuk e ka kuptuar se me cilin kriminel kemi te bejme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet