'Laton e vranë dhe e hodhën në kanal'/ Policia holandeze konfirmon ekzekutimin e Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë

'Laton e vranë dhe e hodhën në kanal'/ Policia holandeze konfirmon ekzekutimin e Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë

Autoritetet holandeze kanë konfirmuar se trupi që u gjet javën e kaluar në një kanal është i shqiptarit Festim Lato, që ishte vetëshpallur President i Çamërisë. Sipas policisë holandeze ai është vrarë dhe më pas është hedhur në një kanal. 

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden. Jashtë shtëpisë së tij duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen. 

Shtepia e Festim Latos ne Holande

Familja e Festim Latos në Vlorë ka hapur dyert e mortit, ndërsa nesër në orën 15:00 do të presë në Rinas trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh. Festim Lato do të përcillet për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek "Teatri Petro" në Vlorë.

Më 20 korrik një lajm i shpërndarë në rrjetet sociale nga miq të një vlonjati, president të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, alarmoi jo vetëm autoritetet në Shqipëri, por edhe në Holandë, ku Festim Lato jetonte prej vitesh. Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë. 

Lajmi mbeti për shumë orë i shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, ndërsa shumë më vonë, edhe mediat holandeze nisën të përmendin emrin e Festim Latos, si personin që u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuwe Ubbergseweg.

Ditët e para, as familja e tij nuk e kishte të sigurt nëse personi i gjetur i vdekur ishte apo jo Festim Lato. Nga autoritetet në Shqipëri nuk u dha asnjë detaj, ndërsa dhe vetë ambasada shqiptare në Holanda siç u shpreh për Shqiptarja.com ditë më parë, kishte informacione konfuze nga autoritetet atje. Por policia holandeze konfirmoi se trupi i gjetur eshte i Latos, qe eshte viktima e nje krimi ende pa autore. 

Por përse gjithë këto hije dyshimi mbi vdekjen e vlonjatit 44-vjeçar?

Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç'ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij. Por po ashtu, dyshimet ishin për një vdekje të stisur, një skenar të rremë, për të shpëtuar nga personat që Lato i kishte borxha në shuma marramendëse. 

Kush është Festim Lato?
I vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. Lato ishte vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë', ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me drejtësinë. Në SHqipëri ishte shpallur 'non grata' dhe ish-kryeministri Sali Beriaha ja kishte ndaluar të vinte në Shqipëri.

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u merrte qytetarëve të ndryshëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë. Në profilin e tij në faqen e Facebook-ut ai ka publikuar disa foto nga aktivitetet që sipas tij realizonte në Bruksel dhe vende të tjera për kauzën çame.

Kundër tij nuk kanë munguar demaskimet për mbledhjen e fondeve përmes mashtrimeve, por që nuk kanë asgjë serioze për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Historiani Arben Llalla në një shkrim në vitin 2017 e cilësonte si mashtrues që gënjente në emër cështjes çame. 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 26/07/2019 00:19

    Homazhe tek teatri " Petro Marko " ? Cfare ishte ky aktor apo hero kombetar? A jane ne terezi keta apo jo?

    Përgjigju
  • edi: 25/07/2019 16:41

    Wow po sa kumandare kemi per Camet, njeri ne Belgjike njeri ne Shqiperi ca miq me thane se kemi nje ne Amerike Te tere merren me vjellje dhe mashtrime per ceshtjen Came .Po ai ne Shqiperi cfare soji eshte me apo mashtrim dhe kusuri ,gjysmen e lekut ne koke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'