Las Vegas - I pastrehë dhe në gjendje të mjeruar ndërron jetë gjashtëdhjetëvjeçari Timoty Henri Grej. Ai vdiq nga i ftohti dhe uria pa e ditur se ishte pjesë e testamentit të pasanikes Hjuget Klark, e cila vdiq para dy vjetësh.
Hjuget ka qenë trashëgimtare e themeluesit të Las Vegasit, Uiliam Klark, e cila vdiq në moshën 104 vjeçare.
Meqë nuk kishte pasur trashëgimtar, gjyqi pasurinë ua ndau 19 kushërinjve të saj të largët. E njëri nga ta edhe Grej të cilit i kishin kaluar 19 milionë dollarë.
"Grej u zhduk pas vdekjes së nënës para 2-vjetësh",- thonë të afërmit e tij dhe që atëherë ata nuk kanë ditur gjë për të.
Grej ishte stërnip i Uillam Klarkut e Hjuget ka qenë më e vogla nga shtatë fëmijët e tij.
Ajo që nga vitet e 30-ta të shekullit të shkuar u tërhoq nga jeta publike dhe fundin e jetës e priti në një banesë luksoze.
Pas vdekjes së saj beteja gjyqësore rreth pasurisë së saj 300 milionë dollarë zgjati një kohë të gjatë, duke iu ndarë pjesëtarëve të familjes së saj.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com