Vdes në spital i dënuari për abuzim me të mitura! Në burg prej vitit 2001, nuk kishte kontakte me familjen (Emri)

Vdes në spital i dënuari për abuzim me të mitura! Në burg prej vitit 2001, nuk kishte kontakte me familjen (Emri)

Burgu i Lezhës

Lezhë- Po vuante dënimin prej vitit 2001 kur ishte arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës. Autoritetet e Burgjeve njoftuan sot se viktima është Robert Foto Cini, kurse ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.

Pas komplikacioneve të shfaqura, punonjësit e institucionit i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht Cini bëhet me dije se ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Lezhës, në orën 14:15, inormon drejtoria e burgjeve. 

Mjekët konstatuan paraprakisht se “shkak ka qenë një infarkti të miokardit”.

“I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale "marrëdhënie seksuale me të mitura" dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv”, njoftuan Burgjet.

Gjithashtu sqarohet se Robert Cini “ishte transferuar në burgun e Lezhës më 27 nëntor 2021, ku qëndrojnë njëkohësisht të dënuarit me probleme mendore”.

“Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen”, shtohet më tej, teksa viktima ishte arrestuar prej vitit 2001 nga policia, kur kishte ndodhur edhe ngjarja.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament