Vdes njëriu më i shkurtër në botë, 27 vjeçari Khagendra Thapa Magar, 67.08 centimetra i gjatë

Vdes njëriu më i shkurtër në botë, 27 vjeçari Khagendra Thapa Magar, 67.08 centimetra i gjatë

Khagendra Thapa Magar, burri më i shkurtër në botë ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Mediat e huaja raportojnë se Magar humbi jetën pas disa problemeve shëndetësore që vinin si pasojë e gjendjes së tij fizike.

Khagendra kishte probleme me zemrën, astmën dhe pneumoninë dhe vdiq në një spital të Nepalit, një ditë pasi u shtrua aty.

Magar lindi më 14 nëntor 1992, në qytetin e Pokharas në Nepal, dhe ishte vetëm 67,08 cm i gjatë kur u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2010.

“Ai ishte aq i vogël kur u lind saqë mund ta vendosje në pëllëmbë të dorës” u shpreh babai i Khagendras, Dhani për faqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guiness”

Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij. “Kur lindi, ishte aq i vogël sa mund ta mbaje në pëllëmbën e dorës. Ishte shumë e vështirë ta laje, sepse ishte aq i vogël”, thotë i ati Roop Bahadur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/01/2020 19:28

    Me patjeter vlonjat do ket qen se ato jan xhuxher!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë