Vdiq gjatë operacionit për kancerin
Akuza:8 vite burg 2 mjekëve italianë

Vdiq gjatë operacionit për kancerin<br />Akuza:8 vite burg 2 mjekëve italianë
TIRANE - Prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për vdekjen nga mjekimi i pakujdesshëm për shtetasin Italian Luca Olivotto i cili ndërroi jetë në tiranë teksa mjekohej në ambjentet e një spitali privat, nga mjekët Tulio Simoncini dhe Roberto Gandini.

A1Report ka siguruar një kopje të pretencës lexuar këtë të martë para gjykatës nga prokurori Ervin Karanxha, sipas të cilës vdekja e shtetasit Luca Olivotto ka ardhur nga edema pulmonare akute në një subjekt me tumor malinj të trurit, i trajtuar me bikarbonat natriumi.

Më tej sqaron pretenca, si pasojë e këtyre elementëve të mjekimit të pakujdesshëm gjendja shëndetësore e shtetasit Luca Olivotto është rënduar dhe është shoqëruar me vdekjen e viktimës.

Pra e thënë me fjalë të tjera Luca nuk duhej të kurohej me sodë, mjekimi i tij me sodë përbën shkelje të rëndë të rregullave të mjekësisë, sqaron Prokurori.

E për këtë akuzë në sallë është kërkuar 5 vite burg për Simoncinin dhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksionin e mjekut, 3 vite burg për Roberto Gandinin dhe 5 vite heqje të drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut.

Luca Olivotto ndërroi jetë në tetor të vitit 2012 gjatë një ndërhyrje kirurgjikale me kurën e sodës së bukës, kurë kjo e cila i ishte ofruar nga mjeku Italian Simoncini, në shkëmbim të 32 mijë euro.

Pretenca
Në pretencën që prokuroria ka lexuar në gjykatë thuhet se në datën 15 tetor 2012 në ambjentet e një spitali privat ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale shtetasi italian Luca Olivotto. Në datën 18 tetor 2012 shtetasi italian Olivotto ka vdekur si pasojë e komplikacioneve të cilat kanë ardhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë të ndërhyrjes kirurgjikale të drejtuar nga mjeku italian Tullio Simoncini. Kurse mjeku tjetër italian Roberto Gandini ka bërë fizikisht ndërhyrjen kirurgjikale duke vendosur një kateter,i cili është vendosur nga gjymtyrët e sipërme në drejtim të trurit. Nëpërmjet këtij kateteri, i cili depërtonte në tru është injektuar bikarbonat të sodiumit (sodë),i cili ka sjellë komplikacione dhe më pas vdekjen e shtetasit italian Luca Ernesto Olivotto. Sipas akuzës ky lloj trajtimi me sodë, nuk njihet në vendet e BE dhe nga vendet e zhvilluara.

Eksperimenti në Shqipëri
Rezulton që qëllimisht nga ana e mjekëve është vendosur që ky mjekim të bëhet në Shqipëri, duke kryer një eksperiment mbi qënie njerëzore. Nga hetimi gjyqësor rezultoi se mjekët italiane Tullio Simoncini dhe Roberto Gandini nuk kanë bërë analizat paraprake që bëhen para operacionit por e kanë bërë operacionin direkt pa bërë analizat duke shkelur kështu edhe rregullat e para dhe gjatë operacionit. Midis të tjerave duhej të ishte bërë analiza e alkalozës.

Mjeku ligjor F.S. një ndër mjekët që ka bërë autopsinë,i cili u pyet para gjykatës nga i pandehuri Tullio Simoncini shpjegoi se nuk janë bërë analizat që bëhen para operacionit dhe më kryesorja nuk është bërë analiza e alkalozës e cila percakton parametrat e elektroliteve lengjeve etj. Mjeku italian Tullio Simoncini ka drejtuar operacionin ndërsa mjeku tjetër italian Roberto Gandini ka vendosur kateteterin i cili shkonte më pas deri në tru, ku dhe është injektuar soda.

Takimi me familjarët
U provua me dëshmitarë para gjykatës se familja e të ndjerit ka kontataktuar në Itali me shtetasin Tullio Simoncini. Gjatë bisedës me Tullion familjarët e Lukës i kanë thënë se çfarë sëmundje kishte Luca duke i treguar edhe dokuemntat mjekësore ku e bazonin sëmundje. Tullio pasi pa edhe dokumentat nga ana e tij i ka thënë se kjo sëmundje do të shërohej plotësisht dhe kurimi i saj do të bëhej në qytetin e Tiranës.

Ai i ka dhënë të dëmtuarve edhe një adresë në internet. Kurimi nga Tullio do të bëhej duke paguar edhe një shumë të hollash në favor të Tullios. Pagimi i shumës do të bëhej më këste. Pas kesaj bisede Luca së bashku me të afërmit e tij kanë ardhur në Tiranë në datën 15 tetor 2012, ku është bërë ndërhyrja kirurgjikale në Spital. Luca ka vdekur në datën 18 tetor 2012 si pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale dhe diagnostikimit të tij me sodë.
 
Dy mjekët italianë shkelën protokollin
Të dy mjekët mbajnë përgjegjësi pasi asnjëri nga ata nuk duhej të merrej me këtë veprimtari në kundërshtim me protokollet e njohura. Kateteri i vendosur nga Roberto Gandini nuk mund të vendosej kot në një pacient, pra bëhej provë dhe më pas hiqej pa bërë asnjë veprim ose injektim. Ai është vendosur nën drejtimin e mjekut italian tjetër Tulio Simoncini dhe është vendosur vetëm e vetëm për të çuar nëpërmjet tij sodën në kokë.

Tulio Simoncini dhe Roberto Gandini e dinin shumë mirë se Luca do të operohej nëpërmjet ndërhyrjes me kateter dhe me pas do të injektohej sodë në kokë. Po të mos bëhej ndërhyrja kirurgjikale me kateter nuk mund te injektohej bikarbonat natriumi (soda).Pra sipas akuzës kanë qënë veprimet e të dy të pandehurve të cilat kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ardhjen e pasojës, vdekjen e shtetasit italian Luca Olivotto.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë