Veç mikpritjes, tjetër “armë” na bën të veçantë në turizëm

Veç mikpritjes, tjetër “armë” na bën të veçantë në turizëm

Strukture mikpritese ne Ksamil

Shqipëria është gati të presë fluksin më të lartë të turistëve në të gjithë kohët e saj. Është një vrull i ngadaltë e i pashtershëm që po prek bregdet e mal, qytete e fshatra, hotele luksi e shtëpi të vogla fshatarësh e qytetarësh, kudo që ofrohen nëpër platformat ndërkombëtare të prenotimeve dhe mikpritjes.

Në këtë fluks në rritje e të paparë, do të dalin edhe këtë vit ata që do të thonë se “Nuk jeni profesionalë”, se “keni çmime të shtrenjta”, se “plehrat na mbytën kudo”, se “ujin e keni tepër të nxehtë apo tepër të ftohtë”, se “në rezortet më të bukura e ekskluzive e duan pjatën e makaronave me të njëjtin çmim si në restorantin e lagjes” etj. etj.

Mos u mërzisni! Përvit gjenden bashkëatdhetarë që do të ankohen për çdo gjë, apo dhe ndonjë i huaj që e pretendon ushqimin e shërbimin njësoj si në rezortet në Sardegna, Puglia a Toscana, pa ja mbajtur xhepi të shkelë ndonjëherë në to. Të sharat janë pjesë e evolucionit dhe rritjes dhe nuk ka përmirësim pa to.

Shqiptarët, në këtë moment të veçantë historik të dyerve të hapura e të bujtjes duhet të jenë… vetvetja: Njerëzit e thjeshtë, ndoshta jo perfektë, që dinë të mikpresin cilindo. Të qënit ndryshe nga robotizimi që ka përfshirë pjesën më të madhe të shërbimeve në turizëm të qyteteve kryesore europiane dhe urija e madhe për të fituar në kurriz të masave të turistëve, mund të na bëjë fitues.

Kush ka udhëtuar në Romë, në Milano, në Paris, në Amsterdam, në Berlin apo në Londër si turist, besoj e ka vënë re uniformitetin e ushqimeve dhe të shërbimeve, por edhe nervozizmin, shpejtësinë dhe ftohtësinë e ofertave. Turizmi në Europë dhe në një pjesë të mirë të Ballkanit ka humbur zemrën, durimin, mirësjelljen, cilësinë dhe shqetësohet vetëm për shifrat. Shifrat janë të ftohta dhe herët a vonë, robotizojnë dhe ftohin edhe njerëzit. Mos dëgjoni edhe ata, “maestrot” shqiptarë që jashtë shtetit bëjnë turizëm vetëm në rezorte luksi nga Tajlanda, Afrika, në Bodrum, Antalja apo Spanja, ata që ngrenë në qiell çdo gjë që shijojnë jashtë e nxijnë këdo që punon e shërben në vendin tonë. Jemi në një pikë që mund të kuptojmë fare mirë se jemi në kohë të ofrojmë bashkë me ushqimin e shijshëm, shtëpitë e pastra (edhe pse të thjeshta) të qënit Njerëz me zemër, me gabime, por me dëshirën për të qenë mikpritës dhe me vullnet për t’i zgjidhur ato.

Sa herë shëtit nëpër Shqipëri sigurisht, mund të ndodhesh papritur në një apartament me ashensor që prishet, apo me një banjë të bllokuar, apo njw peshk tw gatuar ndryshe, por reagimi i një shqiptari është tepër, tepër i rëndësishëm për të zgjidhur problemin dhe kjo gatishmëri do të respektohet dhe do të vlerësohet nga të tjerët. Veç bukurive të natyrës, të malit, të detit, turistët, edhe këtë vit, dhe urojmë gjithmonë, do të vijnë të takojnë… Njerëz!

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/06/2024 13:17

    Alba Malltezi një artikull brilant. Respekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin