TIRANE - Një person i veshur me veshje ushtarake i cili mban në profilin e tij të Facebook edhe foto ku shfaqet i armatosur ka bërë një koment kërcënues për kryeministrin Edi Rama në faqe e një prej këshilltarëve të kryedemokratit Lulzim Basha. Përveç fjalëve ofenduese, ai përdor edhe terma kërcënues.

'O të q... psikopatin e nanës, po a ngrihet dorë mbi popullin tënd. O drog, o Krista, veç plumbi për ty", shkruhet në komentin e faqes së këshilltarit të Lulzim Bashës.

Për Shqiptarja.com ka reaguar Nuredin Asani i cili është shqiptar i Maqedonisë së Veriut, duke thënë se publikimi nuk është bërë nga ai, dhe se ka disa kohë që rrjetet sociale ja kanë vjedhur persona të panjohur për të.

"Ka dy javë që më hakerojnë dhe e njëjta ka ndodhur edhe me publimin e djeshëm. Dua të njoftoj se dikush që më do të keqen më ka marrë passëordin dhe të njëjtin e keqpërdor për qëllime të fëlliqura. Nuk jam unë një person i tillë. Të njëjtin problem e kam paraqitur sot edhe në organet e rendit në vendin tim, Maqedoninë e Veriut", thuhet në reagimin e tij.

Ora 09:58
'Veç plumbi për ty'/ Kryeministri Edi Rama kërcënohet në faqen e këshilltarit të Bashës