Në mbyllje të sezonit televiziv edhe për rubrikën Pink Report në emsionin “Rreze Dielli” pjesë e tij ka qenë këngëtari i njohur dhe mjaft i pëlqyer i momentit Vedat Ademi.  Ai zbuloi për mikrofonin e “Pink Report” mjaft detaje dhe prapaskena nga klipi i tij më i fundit “Ke harruar”, pa anashkaluar edhe prodhimet e tjera muzikore, të cilat kanë qenë të shumta e të larmishme për Vedatin gjatë kësaj periudhe.


“Ke harruar” ishte një këngë e cila më erdhi si propozim dhe nuk është larg natyrës sime. Ka një fabul me në fokus dashurinë ndërkohë shfrytëzova dhe unë këtë klip për t’u argëtuar në jaht. “ Sa i përket backstages së këtij klipi Ademi shprehet se përveç lodhjes dhe momenteve argëtuese është i nevojshëm edhe përqëndrimi maksimal për të realizuar interpretimin.

Gjithashtu ai ka ndarë për publikun e Pink Report projektet e reja muzikore, të cilat përveç netëve live, do të vijojnë të jenë pjesë e fokusit të tij, duke u kurorëzuar me një album, i cili të ketë këngë të reja të papublikuara më parë.

Nuk të lihej jashtë fokusit të intervistës kënga dhe klipi “Për ty” i dedikuar djalit të këngëtarit Jon Artit, për të cilin Vedati thekson se është mjaft i lidhur me të dhe se JonArti është treguar mjaft i çlirët në klip. Gjithashtu ai pohon se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen duke patur 3 të tillë.

vedat ademi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)