Vedat Muriqi zhvlerëson 'galaktikët', Reali i Madridi ndalet në ndeshjen debutuese në ishull (VIDEO)

Vedat Muriqi zhvlerëson 'galaktikët', Reali i Madridi ndalet në ndeshjen debutuese në ishull (VIDEO)

Muriqi teksa realizon gol kundër Realit

Pritej goleadë, por kampionët në fuqi të Real Madrid janë ndalur që në javën e parë të La Liagës. Në ishullin e Majorkës ishin ‘galaktikët’ që pas disa tentativave gjetën të parët rrugën e rrjetës. Braziliani Rodrygo lëvizi bukur në zonë para se të finalizonte me një gjuajtje ekzakte.

Ky episod krijoi përshtypjen e një ndeshje të lehtë, por vendasit pak nga pak fituan besim për të ardhur deri në minutën e 53 kur sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, me kokë solli barazimin 1-1.

Ky rezultat do mbetej i pandryshuar deri në fund, teksa për t’u evidentuar ishte vetëm kartoni i kuq që ferlan Mendy mori për një ndërhyrje të ashpër ndaj Vedat Muriqit. Një ndeshje ku nuk u mor maksimumi nga Reali, që ka krijuar pritshmëri të jashtëzakonshme sidomos pas ardhjes së Mbappes.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Sonte superhëna, shikoni si dukej mbrëmë nga mali i Gramozit 

FOTO/ Sonte superhëna, shikoni si dukej mbrëmë nga mali i Gramozit